SHOQATA E TREGTIMIT TË TITUJVE NË SHQIPËRI

Anëtarët themelues

Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga:

 

Prodata Securities sha

“Prodata Securities sha” është licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për kryerjen e transaksioneve me tituj dhe veçanërisht blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit dhe veprimtarinë e këshillimit të veprimtarisë me tituj.

Vendimi Nr. 93 datë 03/07/2017 i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare aprovoi kërkesën e “Prodata Securities sha”  për t’u licencuar si shoqëri brokerimi në tituj për blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit në tregun e licencuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Përmes vendimit Nr. 94 datë 03/07/2017 të Bordit të AMF, “Prodata Securities sha” licencohet të veprojë si agjent brokeri në letrat me vlerë, në emër dhe për llogari të shoqërisë “Depaho Ltd”, e licencuar nga enti rregullator në Qipro.

Të gjitha transaksionet financiare të aktivitetit të kompanisë janë subjekt i mbikëqyrjes së vazhdueshme të autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe ato ndërkombëtare.

Smartcom sha

“Smartcom sha” është e autorizuar përmes një liçencë të lëshuar nga AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare), për kryerjen e transaksioneve me tituj dhe veçanërisht blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit ne tregun e licensuar ne territorin e Republikes së Shqipërisë.

Vendimi Nr. 18 datë 27.07.2017 i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare aprovoi kërkesën e paraqitur nga ana e “Smartcom sha” për t’u licencuar si shoqëri brokerimi në tituj për blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit në tregun e licencuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Shoqëria "Smartcom" sh.a. është miratuar nga AMF-ja (Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare) për të vepruar si agjent brokeri në letrat me vlerë, në emër dhe për llogari të shoqërisë "Rodeler" Ltd.

Të gjitha transaksionet financiare të aktivitetit të kompanisë janë gjithashtu subjekt i mbikëqyrjes së vazhdueshme të autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe ato ndërkombëtare.

 

Evente

S M T W T F S
 
 
 
 
 
 
1
 
2
 
3
 
4
 
5
 
6
 
7
 
8
 
9
 
10
 
11
 
12
 
13
 
14
 
15
 
16
 
17
 
18
 
19
 
20
 
21
 
22
 
23
 
24
 
25
 
26
 
27
 
28
 
29
 
30
 
31
 
 
 
 
 
 

Rruga Ismail Qemali, pallati Green Park, kulla 1, kati 2-të, Tiranë, Shqipëri.
info@asta.al
+355682081438