Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka filluar një anketim të gjerë të popullsisë në vend për njohuritë mbi tregjet financiare jobankare dhe menaxhimin e financave personale. Shoqata e Tregtimit të Titujve në Shqipëri (ASTA) i bashkohet kësaj nisme pozitive, e cila synon të masë mundësinë për rritjen dhe zgjerimin e tregut të sigurimeve, të fondeve të pensioneve private, vullnetare dhe të fondeve të investimeve. Anketimi po zhvillohet në disa qytete të vendit duke përfshirë punonjës të sektorit publik dhe privat, nga disa degë si në prodhim, shërbime, edukim, etj.

Pyetësori mund të plotësohet online në linkun më poshtë.

https://qtrial2019q4az1.az1.qualtrics.com/jfe/form/SV_24f4UeNqlgQmQpT