4.12.2018 - Shoqata ASTA ishte pjesë e ankandit filantropik "Rrathë Dhurues 2018" në mbështetjen të tre iniciativave që mund të sjellin ndryshime të qendrueshme sociale për komunitete në nevojë. Kontributi i ASTA u fokusua në iniciativën për ndërtimin e kopshtit të fëmijëve të fshatit Blliçe në Peshkopi, kauzë e cila mori edhe mbështetjen më të madhe nga ky ankand. Organizatorët e Partners Albania falenderuan të gjithë individët dhe institucionet që u solidarizuan me këto kauza, duke kontribuar në përmirësimin e jetës së grupeve në nevojë. Mbështetja e ofruar tejkaloi pothuaj dyfish objektivin e vendosur, duke konfirmuar edhe njëherë ndjeshmërinë në rritje qytetare ndaj kauzave sociale.

Ky kontribut i ASTA është vazhdimësi e përgjegjësisë sociale të anëtarëve të Shoqatës (Prodata Securities dhe Smartcom) në mbrojtjen e mjedisit, shëndetit, mirëqenies të të gjithë komunitetit si dhe mbrojtjen e sistemit të marrëdhënieve sociale.