4.10.2019 - Shoqata e Tregtimit te Titujve ne Shqiperi (ASTA) zhvilloi nje sere aktivitetesh informuese mbi tregun e kapitalit gjate Javes Globale te Investitorit 2019. Presidenti i ASTA, Z. Blodin Çuçi u ftua ne emisionin "Wake Up" ne televizionin Top Channel ne nje bashkebisedim mbi mundesite qe ofrojne investimet ne tregun financiar dytesor. Gjithashtu, drejtoresha ekzekutive e ASTA, Znj Ariola Gorica prezantoi zhvillimin e tregut te titujve financiare ne ore te hapura me studentet e Fakultetit Ekonomik ne Universitetin e Tiranes si dhe nxenesit e shkolles se mesme profesionale ekonomike ne Tirane. 

Java Globale e Investitorit (30 shtator – 6 tetor) organizohet ne te gjitha vendet qe aderojne prane Organizates Nderkombetare te Komisioneve te Letrave me Vlere (IOSCO), me aktivitete me karakter ndergjegjesues dhe informues ne lidhje me tregun e kapitalit, fondet e investimeve dhe pensionet private. Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare do te organizoje aktivitete te tjera dhe ore te hapura me grupe interesi, ne bashkepunim me aktoret e ketij tregu ne vend.