12.11.2018 - Shoqata e Tregtimit të Titujve në Shqipëri (ASTA) mori pjesë në takimin e zhvilluar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare AMF për të prezantuar me grupet e interesit porjektligjin e ri “Për Tregun e Kapitaleve në Shqipëri”. Gjatë këtij takimi u prezantua nga konsulentët e Bankës Botërore risitë që sjell ky draft për zhvillmin e tregut të kapitalive duke u bazuar në direktivat më të fundit evropiane që sigurojnë funksionimin dhe kontrollin e duhur të këtij sektori me potencial. Presidenti i ASTA, Z.Blodin Çuçi shprehu në këtë takim komentet e shoqatës me qëllim përmirësimin e cilësisë së projektligjit. Rekomandime të mëtejshme u sollën edhe nga operatorët e tjerë të tregut si Shoqëritë Komisionere, Fondet e Investimeve dhe Institucione të Mikrofinancës.

Ekspertët e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe konsulentët e Bankës Botërore falenderuan për sugjerimet e dhëna dhe u angazhuan t’i shqyrtonin me vëmendje komentet e operatorëve të tregut në përputhje me procesin e harmonizimit të legjislacionit me direktivat e Bashkimit Europian.