09.11.2018 - Presidenti i ASTA, z. Blodin Çuçi u intervistua sot nga drejtoresha e zyrës për Evropën Juglindore të agjencisë së lajmeve "BNE-Intellinews" me qendër në Londër, znj. Clare Nuttall. Intervista u fokusua mbi zhvillimin e tregjeve financiare në Shqipëri, potencialet dhe sfidat e këtij tregu si dhe rolin që po luan Shoqata e Tregtimit të Titujve në Shqipëri (ASTA) në promovimin e brokerimit dhe ndërtimit të një marrëdhënie profesionale përmes praktikave dhe procedurave evropiane. Një ndër objektivat primarë të ASTA është dhe zhvillimi i qendrueshëm i tregjeve financiare nëpërmjet promovimit të edukimit financiar. Znj. Nutall e vlerësoi si tepër të rëndësishëm informacionin dhe mendimet e ofruara dhe kërkoi që ky bashkëpunim me ASTA të vazhdojë edhe më tej.