15.03.2019 - Mbi 42 fëmijët e fshatit Blliçë në Dibër kanë tashmë një ambjent të përshtatshëm në kopshtin e tyre. Ky ishte një nga projektet e prezantuara në eventin “Rrathë dhurues” në fundin e vitit të kaluar, për të cilin kontribuoi edhe shoqata ASTA. Atmosfera pozitive në ambjentet tashmë të rikonstruktuara dhe te pajisura bukur me bazën materiale të përshtatshme për moshën e fëmijëve, është e dukshme në të dy ambjentet e kopshtit.

Organizata “Vizion O.J.F”, e cila ishte dhe koordinatorja për realizimin e këtij projekti, shprehu falenderimet për presidentin e ASTA, z. Blodin Çuçi si dhe anëtarët e shoqatës së Tregtimit të Titujve, duke uruar që edhe në të ardhmen të ketë sërish mbështetjen në kauza të ngjashme sociale, të rëndësishme për përmirësimin direkt të jetës së fëmijëve.